Të paktën 151 persona janë konfirmuar të vdekur pas reshjeve të dendura që shkaktuan përmbytje në një qytet tregtar në pjesën veri-qendrore të Nigerisë, kanë njoftuar të shtunën shërbimet lokale të emergjencës për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.
Më shumë se 3,000 persona janë zhvendosur si pasojë e përmbytjeve në qytetin Mokwa të shtetit Niger.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të paktën 500 familje në tre komunitete të ndryshme u prekën nga reshjet e dendura që ranë të premten”, ka thënë zëdhënësi i agjencisë së emergjencave të shtetit Niger, Ibrahim Audu Husseini, tek ka shtuar se çatitë e shtëpive ishin pothuajse të padukshme dhe banorët ishin të zhytur në ujë.
Presidenti nigerian, Bola Tinubu, ka bërë të ditur se ka urdhëruar aktivizimin e Qendrës Kombëtare të Reagimit Emergjent për të ndihmuar menjëherë shtetin.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, dhe të gjitha agjencitë federale përkatëse janë mobilizuar për të mbështetur përpjekjet e qeverisë së shtetit”, ka thënë Tinubu.
“Materialet lehtësuese dhe mbështetja për strehim të përkohshëm po dërgohen pa vonesa. Do të sigurohemi që asnjë nigerian i prekur nga kjo fatkeqësi të mos lihet pas dore apo pa u dëgjuar”, ka shtuar ai.
Nigeria ka një sistem federal të qeverisjes, i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të Gjermanisë. Ky sistem është arsyeja pse vendi është i ndarë në 36 shtete, ndërsa çdo njësi ka një shkallë të caktuar autonomie dhe qeveri të vetën.