Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

14 të plagosur pas sulmit rus me raketë balistike në Odesa

Odesa

Katërmbëdhjetë persona janë plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketë balistike në qytetin ukrainas Odesa, të mërkurën vonë, ka bërë të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës.

"Nova Poshta", kompani e madhe postare ukrainase, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se një nga depot e saj është goditur si pasojë e këtij sulmi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas "Nova Poshtas" asnjë nga punonjësit e saj nuk është në mesin e të plagosurve, raporton “Associated Press”.

Odesa ka qenë objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse, me tetë civilë të vrarë në qytet gjatë dy ditëve të fundit.