13 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit afër një spitali në jug të Bejrutit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Sulmi duket të ketë goditur parkingun e spitalit universitar "Rafik Hariri", ka thënë një burim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të plagosurve është rritur në 57 dhe shtatë prej tyre janë në gjendje kritike.
Sulmi ishte një nga 13 sulmet ajrore që e goditën Bejrutin jugor të hënën në mbrëmje. Ushtria izraelite ka thënë se po sulmon objekte të lidhura me Hezbollahun, raporton BBC.