Ka arritur në 11 numri i të vdekurve nga sulmi me armë zjarri në një qendër arsimore në Suedinë qendrore, duke përfshirë edhe të dyshuarin e armatosur.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson e ka përshkruar sulmin e së martës në shkollën “Risbergska” në Orebro, 200 km në perëndim të kryeqytetit Stokholm, si "të shtënat masive më të rënda në historinë suedeze", raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e vështirë të merren parasysh përmasat e asaj që ka ndodhur sot”, ka thënë Kristersson në një konferencë shtypi në mbrëmje.
Policia ka thënë se i dyshuari është në mesin e të vdekurve dhe besohet se ka vepruar i vetëm. Ata kanë shtuar se motivi është ende i paqartë, por kanë përjashtuar çdo gjë "ideologjike".
Policia më herët ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet pasi disa persona janë të plagosur.
LEXO EDHE: