Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Pronarët e Qehaja Group dyshohet se morën para nga tregtarët për shfrytëzim të pronës pa vendim këmbimi

Qehaja Group

Emisioni hulumtues me titull “Nga Ujë në Beton: Dyshime për kurdisje të këmbimit të pronës milionëshe nga Komuna e Pejës”, zbuloi një skemë të dyshimtë të këmbimit të një prone afër 2 milionëshe në Komunën e Pejës.

Një vendim që në thelb e orienton këtë pasuri publike drejt kompanisë Qehaja Group sh.p.k, e njohur për ndërtim banesash shumëkatëshe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Betimi për Drejtësi, duke u bazuar në të dhënat identifikuese të ngastrave kadastrale, kupton se shumica e pronave figurojnë në posedim të Qehaja Group Sh.P.K.

Nga tetë ngastrat kadastrale, kjo kompani vetëm në njërën ka qenë posedues që nga viti 2021, ndërsa tek të tjerat kryesisht figuron si posedues që nga viti 2023 dhe 2024.

Betimi për Drejtësi ka arritur të sigurojë disa videoincizime, në të cilat dyshohet se  pronarët e Qehaja Group, kanë shfrytëzuar këtë pronë edhe para se të miratohej për këmbim në Kuvendin Komunal në Pejë.

Parcela afër dy milionëshe gjatë të shtunave shërben si treg dhe sipas video incizimeve dhe bisedave të tregtarëve, ata detyrohen të paguajnë nga 10 deri në 20 euro për shfrytëzim të hapësirës.

Biseda parë mes tregatërve:

Tregtari 1: Koka kanë ka han që thonë në *** të huaj.

Tregtari 2: Sa para po paguan ti?

Tregtari 1: Varet sa je i hapur. (nuk kuptohet) i paguan prej atje deri qetu, 5,7, 8, 10…

Tregtari 2: A vjen Valoni, a vjen Bajrami?

Tregtari 1: Jo, jo vjen ai Valoni mashume ai. Herë njo, herë njo tjetër. Nuk i njoh unë, nuk vi shpesh, vi rrallë shumë. Qa me bo shoku jem.

Tregtari 2: Qe tri vjet tu dhënë pare

Tregtari 1: Aihhh unë (nuk kuptohet).

Bazuar në këtë videoincizim që ka siguruar Betimi për Drejtësi shihet Valon Sadiku, pronar i Qehaja Group, i cili shkon tek tregtarët në radhë, e që dyshohet se nga ta merr paratë për shfrytëzim të pronës së tregut. Ndërkaq, në një bisedë tjetër të tregtarëve, tregohet se si ka funksionuar mënyra e pagesës.

Biseda dytë mes tregatërve:

Tregtari 3: Qetash po i thirri, mos të lashtë tani pa parë e me të thonë mos fol te të tjerët kishe të kam jaran qe (nuk kuptohet). E jo me t’i fshi 14-15 euro në javë.

Tregtari 4: 20

Tregtari 3: Po ty 10, atij 15, dikujt 20.

Tregtari 4: Këta të Gjakovës 20 e kanë.

Tregtari 3: 20 e di, e di.

Tregtari 4: Se nxojnë shumë.

Tregtari 3: Me metër a se di qysh e kanë.

Tregtari 4: Po me metër, me metër.

Kur Valon Sadiku pyetet për këtë çështje gjatë bisedës përmes telefonit, ai ndal telefonatën.

Betimi për Drejtësi, ka siguruar një foto që ishte publikuar nga pronari i Qehaja Group, Valon Sadiku, më 17 tetor 2021 bashkë me kryetarin Gazmend Muhaxheri me mbishkrimin “Deri 2054 ktu jem”.

Por, në bisedë me “Betimi për Drejtësi”, Sadiku mohon të jetë mbështetës i kryetarit.

“Jo, veç si krejt qytetarët (nuk kuptohet)”, thotë Sadiku për raportin me kryetarin Muhaxheri.

Gjatë bisedës me Valon Sadikun, ai thotë se nuk është pronar i kompanisë, porse është vëllai i tij, ndonëse sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, ai figuron si pronar i autorizuar.  Ai tha që për të gjitha çështjet rreth shkëmbimit të pronës milionshe të komunës, të flasim me vëllain e tij.

Sadiku, ndonëse tha se do i dërgoj ekipit të Betimit për Drejtësi kontaktin e vëllait, nuk ka dërguar dhe pas kësaj telefonate nuk është përgjigjur më në thirrjet e BpD-së.

Po ashtu, Betimi për Drejtësi, ka dërguar pyetje edhe tek vëllai i tij, por deri në publikimin e emisionit, nuk ka kthyer përgjigje.

Lexo përditësimet tjera
betimi

Nga ujë në beton: Dyshime për kurdisje të këmbimit të pronës milionëshe nga Komuna e Pejës

“Betimi për Drejtësi sjell hulumtimin mbi procesin e këmbimit të një prone komunale në vlerë afër...