“Betimi për Drejtësi” ju sjell hulumtimin për metodat që ndjek Inspektorati i Prizrenit për të lejuar funksionalizimin e objekteve pa leje.
Pse objekti i diskotekës “Velunia nuk u rrënua në vitin 2022 edhe pse inspektorja Valbona Vrenezi kishte marrë vendim?
Si pronari Sefë Fetoshi dëmtoi vulat zyrtare dhe inspektorja Vrenezi e ka amnistuar duke mosushtruar kallëzim penal ndaj tij?
Çfarë tolerimesh bëri inspektorja Vrenezi ndaj investitorit Fetoshi, i cili aktualisht ndodhet në ndalim si i dyshuar për shitblerje të drogës?
Si rrënimi u bë dy vjet pas kur kontrata mes Fetoshit dhe pronarit të tokës ishte në përfundim?
Cili është roli i drejtorit të inspektoratit karshi këtyre praktikave të këtyre inspektorëve?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo