Basketboll

Ylli zyrtarizon trajnerin e ri

Paco Olmos

Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar të martën mbrëma trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për spanjollin Paco Olmos. Ai tashmë ka punuar në basketbollin kosovar. Vjet ishte trajner i Sigal Prishtinës, ndërsa u vlerësua për punën e bërë. Së fundi e ka drejtuar skuadrën Halcones de Xalapa në Meksikë.

Olmos ka punuar edhe në shumë skuadra e në vende të ndryshme.

Ai do të debutojë në krye të Yllit të mërkurën mbrëma në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Trepçës.