Basketboll

Ylli transferon Cohillin

Dwayne Cohill

Klubi nga Suhareka, Ylli, ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli të premten e prezantoi Dwayne Cohillin. Amerikani së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Sllovakia, Spisski Rytieri.

“Dwayne Cohill është përforcimi i radhës për sezonin 2025/2026. Në sezonin e kaluar me Spisski Rytieri në Sllovaki, Cohill regjistroi një mesatare prej 17.5 pikësh për ndeshje. Mirë se vjen, Cohill, në 50-vjetorin historik të klubit”, ka shkruar Ylli në rrjetet sociale.

Ylli të mërkurën e transferoi edhe basketbollistin kroat, Lovre Bashiq. Skuadrës suharekase ditë më parë i është bashkuar edhe Erjon Kastrati.

Ka vazhduar bashkëpunimin edhe me Lis Shoshin, Artin Gashin, Arian Qallakun e Gëzim Morinan.

Ylli në fund të muajit qershort e zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, Fotis Takianos.