Golden Eagle Ylli – GO+ Peja vlerësohet derbi i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 19:30 në Suharekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy skuadrat janë në garë për pozitën e katërt në tabelë, por kanë pretendime edhe për më lartë.
Aktualisht në vendin e katërt është Peja me 32 pikë. Ylli është i pesti me 31.
Të enjten, skuadra suharekase arriti fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës. Ndërkohë Peja e humbi, po ashtu në mënyrë dramatike, ndeshjen në shtëpi ndaj Trepçës.
Xhiroja e 23-të hapet me ndeshjen mes Trepçës e Vëllaznimit, që luhet të shtunën nga ora 19:30.
Trepça është në seri të gjatë fitoresh dhe udhëheqë në tabelë me 41 pikë. Vëllaznimi i Gjakovës është i gjashti me 30 pikë, sa i ka edhe Sigal Prishtina në vendin e shtatë.
Të dielën është edhe derbi prishtinas mes Borës e Sigal Prishtinës, që fillon në ora 20:00.
Xhiroja mbyllet të hënën me ndeshjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit. Kjo ndeshje fillon në ora 19:30.