Peja dhe Golden Eagle Ylli e luajnë të mërkurën prej orës 20:00 ndeshjen e dytë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja zhvillohet në palestrën “Karagaçi” dhe mund të jetë e fundit e kësaj serie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli fitoi të shtunën në Suharekë dhe me tjetër fitore siguron gjysmëfinalen, ku pret Trepça. Por pejanët janë të përkushtuar për fitore dhe që ta dërgojnë serinë çerekfinale në ndeshjen e tretë.
Në Pallatin e Rinisë, të enjten nga ora 19:30, takohen Sigal Prishtina dhe Bora. Bora e ka fituar bindshëm çerekfinalen e parë dhe llogaritet favorite që me dy ndeshje të avancojë në gjysmëfinale.
Fituesi i duelit prishtinas në gjysmëfinale përballet me Bashkimin e Prizrenit.