Basketboll

Vazhdon kriza për Prishtinën, mposhtet edhe nga Bora

Kb prishtina

Sigal Prishtina e ka regjistruar disfatën e tretë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas humbjeve nga Trepça dhe nga Golden Eagle Ylli, Prishtina të shtunën është mposhtur edhe nga Bora me rezultatin, 71:66. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe i takoi xhiros së 16-të.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultatin, 17:15.

Bora më pas e fitoi çerekun e dytë, 18:14 dhe shkoi në pushim me dy pikë epërsi 33:31.

Në çerekun e tretë ishte një pikë diferencë 19:18 që përfundoi në të mirë të Prishtinës. Por ishin basketbollistët e Borës që u treguan më të saktë duke e fituar dhjetëminutëshin e fundit, 20:16. Për Borën ishte fitorja e tretë rresht.

Te Bora u dallua Shaquan Jules me 24 pikë dhe tetë kërcime. U shquan edhe Alex Hunter me 14 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime dhe Tyler Cheese me 20 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Ndërsa lojë të mirë te Prishtina pati Adrio Bailey me 22 pikë.