Isiah Umipig është basketbollisti i katërt i huaj që i bashkohet klubit të Grapelandit.
Umipig do të jetë pjesë e Grapelandit në edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll. Ai është i gjatë 183 centimetra. Ai në Kosovë është paraqitur edhe për Bashkimin dhe Pejën.
33-vjeçari ka luajtur edhe në Belgjikë, Bullgari, Maqedoni të Veriut, Zvicër e Sllovaki.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Isiah Umipig i është bashkuar skuadrës sonë për sezonin 2025/26. Ai është lojtari i katërt i huaj që i bashkohet skuadrës, duke sjellë përvojën e tij në Superligën e Kosovës”, ka shkruar klubi nga Rahoveci.
Përpos Umipigut, skuadra nga Rahoveci ka transferuar edhe Kentrell Pullianin, Visar Ejupin, Eliot Pecin dhe Ernest Rossin.
Trajner i skuadrës së Grapelandit është Bujar Loci.