Turqia ka fituar bindshëm ndaj Portugalisë për të avancuar në fazën nokaut të Eurobasketit.
Të shtunën mbrëma Turqia fitoi me rezultatin 95:54.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Turqinë ishte fitorja e tretë në Grupin A nga po aq ndeshje.
Katër prej gjashtë përfaqësueseve në grup avancojnë.
Erxhan Osmani i kishte pesë pikë, katër kërcime e tri asistime për 18 minuta lojë për Turqinë. Kenan Sipahi luajti 13 minuta, por nuk shënoi. I kishte pesë asistime.
Te Turqia shkëlqeu Alperen Sengun me 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Te Portugalia më i miri ishte Neemias Queta me 15 pikë e shtatë kërcime.
Ka avancuar edhe Finlanda që fitoi 85:65 ndaj Malit të Zi. Edon Maxhuni i kishte dhjetë pikë e gjashtë asistime në fitoren e Finlandës.