Basketboll

Trepça prezanton amerikanin Hasbrouck

Kenny Hasbrouck

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, është përforcuar me një basketbollist amerikan.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin, Kenny Hasbrouck.

Basketbollisti 188 centimetra i gjatë së fundit ka luajtur në kampionatin meksikan për Capital Heights.

Ai ka luajtur edhe në Spanjë, Gjermani, Itali, Turqi, Venezuelë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.