Ashtu si pritej, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitore të thellë 103:75 ndaj Proton Cable Prizrenit.
Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇereku i parë u fitua nga mysafirët me rezultatin 21:20.
Në pushimin mes pjesëve, Trepça shkoi me epërsi bindëse 50:39.
Pas çerekut të tretë rezultati ishte 74:59 në të mirë të skuadrës nga Mitrovica.
Trepça dominoi deri në fund për ta fituar ndeshjen me rezultat, 103:74.
Më i dalluari te Trepça ishte Michael Green me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.
Lojë të mirë te Proton Cable Prizreni kishte Lenzelle Smith J.r i cili realizoi 32 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
Trepça vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 43 pikë.
Proton Cable Prizreni është në vendin e fundit me 31 pikë.