Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Tjetër befasi në Eurobasket, Gjeorgjia e eliminon Francën

Gjeorgjia - Franca - Tornike Shengelia

Nuk kanë të ndalur befasitë në Eurobasket.

Të dielën Gjeorgjia e ka eliminuar Francën duke e mposhtur me rezultat 80:70.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca ishte favorite e madhe për kalim në çerekfinale, por në këtë fazë të Evropianit të basketbollit do të paraqitet Gjeorgjia.

Kamar Baldwin udhëhoqi Gjeorgjinë me 24 pikë e katër kërcime. Tornike Shengelia i kishte 24 pikë e tetë kërcime.

Lojë të mirë shfaqi edhe Alexander Mamukelashvili, që e përfundoi ndeshjen me 14 pikë e 11 kërcime.

Te Franca më i miri ishte Mouhammadou Jaiteh me 10 pikë shtatë kërcime e katër asistime.
14 pikë i realizoi Sylvain Francisco.

Për Gjeorgjinë ky kualifikim është historik. Në çerekfinale gjeorgjianët do të përballen me Finlandën.
Franca ishte finaliste e Eurobasketit të vitit 2022.