Basketboll

Tinejxheri i Dallasit thyen rekord 46-vjeçar në NBA

Cooper Flagg i Dallas Mavericks

Cooper Flagg i Dallas Mavericks është bërë tinejxheri i parë që shënon 49 pikë në një ndeshje të NBA-së. Por kontributi i tij nuk i mjaftoi skuadrës së Dallasit. 

Dallasi u mposht 123:121 nga Charlotte Hornets. 

19-vjeçari Flagg e theu rekordin e vendosur nga Clifford Robinson, që kishte realizuar 45 pikë në vitin 1980, kur luante për New Jersey Netsin ndaj Detroit Pistonsit. 

Flagg, që luajti në ndeshjen e 43-të të sezonit, u bë po ashtu më i riu që realizoi të paktën 40 pikë dhe 10 kërcime. 

Dallasi është i 12-ti në Konferencën e Perëndimit pas disfatës së katërt rresht. 

Charlotte Hornets e fitoi ndeshjen e pestë të njëpasnjëshme dhe tani është në vendin e 11-të në Konferencën e Lindjes.