Dy skuadra u kualifikuan direkt në gjysmëfinale. Gjysmëfinalistja e tretë u caktua të enjten mbrëma, ndërsa gjysmëfinalisti i fundit i plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll përcaktohet të shtunën mbrëma. Biletën e fundit për gjysmëfinale e kërkojnë Golden Eagle Ylli e Peja.
Këto dy skuadra takohen nga ora 19:30 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Rezultati aktual në këtë seri është 1:1. Dhe skuadra që shënon fitore siguron gjysmëfinalen e plejofit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë gjysmëfinale direkt janë kualifikuar Trepça, si e para në stinorin e rregullt, dhe Bashkimi, si i dyti. Të enjten atyre u është bashkuar Bora, që eliminoi Sigal Prishtinën pas vetëm dy ndeshjeve, përkatësisht me dy fitore me thella. Bashkimi do të përballet me Borën, ndërsa Trepça e pret fituesin e ndeshjes Ylli – Peja.
Stinorin e rregullt, Ylli e përfundoi në vendin e katërt me 40 pikë, një më shumë se Peja që u rendit e pesta.
Çerekfinalen e parë, të luajtur në Suharekë, Ylli e fitoi me rezultat 93:82. Edhe më bindëse ishte Peja, të mërkurën mbrëma në “Karagaçi”. Fitoi me rezultat 99:81.
Rrjedhimisht ndeshja e tretë pritet të jetë e fortë, ndërsa shpresohet të jetë edhe cilësore e dramatike.
“Le të dridhet palestra, le të ndizet qyteti. Një zemër, një zë, një qëllim – fitore”, shkruan në thirrjen e Yllit për tifozët.
Ylli, por edhe Peja, nuk e kanë ndier shumë përkrahjen e tifozëve së fundit. Pesha e ndeshjes mund ta ndryshojë këtë fakt.
Dy skuadrat janë takuar edhe në finale të Ligës Unike, kurse fitore kishte shënuar Golden Eagle Ylli.
Pasi luan para shikuesve të vet, Ylli mund të jetë pak i favorizuar. Por Peja ka në përbërje lojtarë me përvojë që kanë shumë ndeshje të tilla “në këmbë” dhe udhëton drejt Suharekës me synim për të kaluar në gjysmëfinale.