Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Të shtunën ndeshja vendimtare mes Vëllaznimit e Rahovecit 029

bas

Tri xhiro para fundit të stinorit të rregullt, gara më interesante në Superligën e Kosovës në basketboll ka mbetur ajo për të shmangur pozitën e fundit.

Pozita e tetë, përkatësisht e fundit, dërgon në kategorinë e dytë. Thuajse vendimtare në këtë garë do të jetë ndeshja mes Vëllaznimit dhe Rahovecit 029, që zhvillohet të shtunën nga ora 19:30 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. I takon xhiros së 25-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dy skuadrat i kanë nga 33 pikë në pozitat e fundit. Falë koshdallimit më të mirë, Vëllaznimi është i shtati. Vetëm një pikë më shumë e ka Prishtina në vendin e gjashtë, por skuadra që mposhtet në Gjakovë do të jetë në pozitë shumë të vështirë për dy xhirot e fundit.

Të shtunën prej orës 17:00 është ndeshja Trepça – Bora.

Të dielën janë takimet Peja – Sigal Prishtina (17:00) dhe Bashkimi – Golden Eagle Ylli (19:30).