Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Skandal me baste në NBA, arrestohen më shumë se 30 persona

Rozier-Billups

Trajneri i Portland Trail Blazers në ligën më të fortë të basketbollit në botë dhe një lojtar i Miami Heat janë në mesin e më shumë se 30 të arrestuarve në lidhje me skema ilegale të bastvënieve dhe lojës së pokerit, sipas autoriteteve.

Ylli i Miamit, Terry Rozier, akuzohet se ka marrë pjesë në një skemë bastesh. Ndërsa trajneri Chauncey Billups akuzohet se ka marrë pjesë në një skemë të manipulimit të lojërave të fshehta të pokerit që mbështeteshin nga familje mafioze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e të arrestuarve dhe të akuzuarve ka edhe ish-basketbollistë e të afërm të Rozierit.

NBA nuk ka dalë me deklaratë ende.

Liga kishte kryer hetime për Rozierin edhe në të kaluarën e madje po vëzhgon edhe veprimet e ish-basketbollistit të Detroitit, Malik Beasley.

Rozier ishte pjesë e Heatit edhe në ndeshjen e së mërkurës ndaj Orlando Magic, edhe pse nuk u paraqit fare. Ekipi ende s’ka komentuar arrestimin e tij.