Basketbollistët e Kosovës janë grumbulluar të mërkurën për dy ndeshjet e fundit të raundit të parë parakualifikues për Eurobasket 2029.
Kosova më 2 korrik në Prizren e pret Shqipërinsë, ndërsa më 5 korrik luan në udhëtim ndaj Sllovakisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelektori Bujar Loci ka ftuar 15 basketbollistë. Janë kthyer dy prej liderëve, kapiteni Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi. Prej të natyralizuarve në listë është Divine Myles.
Dardan Kapiti, Denis Zenelaj, Dion Haxhosaj, Gëzim Morina, Lis Shoshi, Meriton Ismaili, Mikaile Tmushiq, Muhamedali Janjeva, Musab Mala, Rron Dahsyla, Rron Ukaj dhe Valon Bunjaku janë basketbollistët e tjerë të ftuar.
Kosova më 30 nëntor fitoi 99:84 ndaj Shqipërisë në Shkodër. Ndërkohë më 27 shkurt humbi 89:78 nga Sllovakia në Prizren.
Vendi i parë në grup siguron avancimin në raundin e dytë kualifikues. Gjasa për avancim ka edhe prej pozitës së dytë.