Kroati Jeronimo Sharin është emëruar trajner i klubit të basketbollit, Golden Eagle Ylli. Këtë e ka bërë të ditur të martën klubi nga Suhareka.
Sharin e zëvendëson Fotis Takianosin që i ndau rrugët me Yllin muajin e kaluar.
“Ju prezantojmë trajnerin e ri, Jeronimo Sharin. Sharin vjen për të sjellë energji të re në parket dhe për t’i dhënë skuadrës një drejtim të fortë drejt objektivave të mëdha të këtij sezoni”, ka shkruar Ylli.
Sharin së fundi e ka drejtuar Vëllaznimin e Gjakovës.
51-vjeçari Sharin edicionin e kaluar e udhëhoqi Vëllaznimin drejt fitimit të Ligës Unike në basketboll.
Ylli nuk e ka nisur mirë edicionin 2025/26 në elitën e basketbollit kosovar.
Në shtatë xhirot e zhvilluara, ka vetëm një fitore dhe gjashtë humbje.