Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Sharin: Kemi probleme me lëndime, jo me Prishtinën

sharin

Trajneri kroat i Vëllaznimit, Jeronimo Sharin, thotë se lëndimet janë “kundërshtari” më i madh i skuadrës së tij.

Vëllaznimi i Gjakovës të mërkurën prej orës 19:00 luan çerekfinalen e parë në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll. Përballet në udhëtim me Sigal Prishtinën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vëllaznimi e mposhti Prishtinën në kryeqytet në finale të Ligës Unike, por humbi të dielën në Gjakovë me 21 pikë dallim, në ndeshjen e xhiros së fundit të stinorit të rregullt të Superligës.

“Në këtë moment kemi probleme, jo me Prishtinën por me lëndime. Për këtë arsye jemi detyruar të luajmë me të rinj për të cilët është përvojë e jashtëzakonshme. Nesër është fillimi i plejofit dhe luajmë ndaj ekipit që është shumë herë më i shtrenjtë se ne. Për fat të keq ende nuk jemi të kompletuar dhe synimi kryesor është që sa më shpejtë të rigrupohemi. Nëse kompletimi ndodh shpejtë, nuk planifikojmë të ndalemi deri në fund”, ka thënë Sharin për KOHËN, të martën.