Basketboll

Rugova më i miri i javës në basketboll

Fisnik Rugova

Fisnik Rugova është shpallur “MVP” i javës së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Rugova shkëlqeu në fitoren e Rahovecit 029 kundër Pejës të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” me rezultatin 83:71. Ai e ndihmoi Rahovecin 029 me 25 pikë, 11 kërcime e një asistim.

Rugova zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Kelby Kramerin e Sigal Prishtinës, Sek Genryn e Mikaile Tmushiqin e Trepçës dhe Amin Hotin e Borës.