Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi

Toronto Raptorsit

Ecuria e jashtëzakonshme e LeBron Jamesit, ku në 1297 ndeshje të stinorit të rregullt në NBA shënoi 10 e më shumë pikë, është ndalur të enjten pas mesnate. 

Superylli i basketbollit u ndal në vetëm tetë pikë të realizuara në fitoren 123:120 të Los Angeles Lakersit ndaj Toronto Raptorsit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Basketbollisti i Lakersit, i cili po luan në sezonin e 23-të në NBA, ndaj Raptorsit i shtoi edhe 11 asistime. 

Për herë të fundit kur Jamesi nuk realizoi pikë dyshifrore ishte janari i vitit 2007. 

Jamesi dështoi në gjuajtje nga loja e hapur duke realizuar vetëm katër herë në 17 tentime, ndërsa dështoi në pesë tentimet për tri pikë. 

Në muajin mars, Jamesi u bë basketbollisti i parë që shënoi 50 mijë pikë në sezonin e rregullt në NBA dhe në ndeshjet e plejofit. 

Austin Reaves shkëlqeu në këtë ballafaqim me dyshifrorë të dyfishtë prej 44 pikëve e 10 kërcimeve.