Bosnjë-Hercegovina është ndalur në një të tetën e finales në Eurobasket.
Bosnja, që për selektor e ka trajnerin e Trepçës, Adis Beqiragiq, u ndal të dielën në një të tetën e finales nga Polonia.
Polonia fitoi me rezultat 80:72.
Boshnjakët e nisëm më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi në pjesën e parë. Por Polonia u mbajt në lojë dhe në çerekun e fundit ishte në epërsi vazhdimisht.
Selektor i Polonisë është ish-basketbollisti i Trepçës, kroati Igor Miliçiq.
Mateusz Ponitka me 19 pikë e 11 kërcime dhe Jordan Loyd me 28 pikë, udhëhoqën Poloninë.
Te Bosnja më i miri ishte Jusuf Nurkiq me 20 pikë e shtatë kërcime. John Roberson i realizoi 19 pikë e katër asistime, por u lëndua në momentet vendimtare.
Në çerekfinale Polonia përballet me Turqinë, më 9 shtator.