Skuadra e Pejës ka hequr dorë nga ndeshja në udhëtim me Olomouckon, që i takonte ligës ndërkombëtare, ENBL. Kjo ndeshje është dashur të luhet të martën nga ora 18:00, por pejanët nuk kanë udhëtuar fare për në Çeki.
Për Pejën prioritet kanë ndeshjet kampionale që i luan këtë javë, përkatësisht të enjten e të shtunën.
Heqja dorë nga ndeshjet e një lige ndërkombëtare nuk është praktikë e shpeshtë. Por Peja vendosi për këtë veprim, ndonëse vullnetshëm u bashkua me “European North Basketball League”.
Deri më tani Peja ka vetëm një fitore në këtë ligë, kurse i ka humbur tri ndeshje. Është pa gjasa për avancim tutje.
“Ndeshja e GO+Peja që ishte e paraparë të luhet sot në kuadër të ENBL përballë Olomuockos në udhëtim në Çeki, nuk do të zhvillohet. Për shkak të orarit shumë të ngjeshur në garat vendore, ka qenë i pamundur udhëtimi në Çeki, pasi skuadra jonë zhvillon ndeshje të enjten dhe të shtunën”, ka shkruar Peja.