New York Knicks e ka fituar NBA Cup për herë të parë. Në finale kjo skuadër triumfoi ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 124:113.
Knicks bëri kthim të madh në çerekun e katërt, që përfundoi 35:19, për ta fituar këtë trofe për herë të parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOG Anunoby me 28 pikë dhe Jalen Brunson me 25 ishin vendimtarë te Knicks. Brunson u shpall MVP.
Te Spursi, Victor Wembanyama dështoi të shkëlqejë. E përfundoi ndeshjen me 18 pikë.
Kjo është hera e tretë që NBA-ja e mbajti garën për kupë. Në vitin e parë, kur triumfoi Los Angeles Lakers, gara ende quhej “In-Season Tournament”. Vjet, Oklahoma City Thunder e humbi finalen nga Milwaukee Bucks. Dhe tashmë gara quhej NBA Cup.
Synimi i ligës amerikane është të shtojë emocione para periudhës së Krishtlindjes. Aspekti financiar është sidomos atraktiv. Secili lojtar i Knicks, që ka kontratë të plotë në NBA, do të shpërblehet me nga 530 mijë dollarë për triumf.