Kevin Durant është basketbollisti më i ri i Houston Rockets. E me këtë rast u thye edhe një rekord.
Marrëveshja e miratuar nga liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ishte pjesë e transaksioneve në mes të shtatë klubeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këmbime të basketbollistëve u përfshinë Phoenixi, Houstoni, Atlanta, Minnesota, Golden State, Brooklyni dhe Los Angeles Lakers. E në total u përfshinë 13 basketbollistë.
Në krye të transferimeve janë kalimi i Durantit nga Phoenixi te Houstoni, dërgimi i Jalen Greenit dhe Dillon Brooksit te Suns nga Rockets dhe Rockets marrin Clint Capelan nga Hawks.
Transferimi i hershëm më masiv ishte ai i Klay Thompsonit në Dallas Mavericks, në të cilin u përfshinë gjashtë skuadra. Ndodhi kjo verën e shkuar.
Te transferimi i madh i lojtarëve ka të përfshira edhe marrëveshje për të zgjedhur basketbollistët në draft.
36-vjeçari Durant, në sezonin e 17-të të tij në NBA vitin e shkuar, pati mesatare prej 26.6 pikësh. Houstoni është klubi i tij i pestë pas Oklahomas, Golden Statet, Brooklynit dhe Phoenixit. Duranti ka fituar dy tituj kampioni me Warriors dhe vitin e shkuar me SHBA-në u bë basketbollisti i parë që e mori katër herë medaljen e artë në Lojëra Olimpike.
Ai është katër herë koshashënuesi më i mirë në kampionat, dy herë MVP i finales dhe një nga tetë basketbollistët që kanë më shumë se 30 mijë pikë në karrierë.