Luka Donçiq ka realizuar dyshifror të trefishtë prej 29 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asistimeve, ndërsa Dallas Mavericks ka triumfuar të shtunën mbrëma në shtëpi ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 117:116, duke siguruar kështu kalimin në finale të plejofit në Konferencën Perëndimore të NBA-së.
Dallasi arriti të rikthehej nga një disavantazh prej 17 pikëve sa kishte në çerekun e tretë dhe të triumfonte.
Dallasi ka mbyllur serinë gjysmëfinale me 4:2 në fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKyrie Irving e Derrick Jones Jr. kontribuan me nga 22 pikë. Te Oklahoma, që ishte bartësja e parë, më efikasi ishte Shai Gilgeous-Alexander me 36 pikë.
Dallasi në finale të Perëndimit e pret fituesin e serisë gjysmëfinale mes Minnesota Timberwolves dhe Denver Nuggets. Rezultati në atë seri është 3:3.