NBA ka kthyer basketbollistin më të madh dhe më të famshëm të të gjitha kohërave. Michael Jordan do të punë si ekspert televiziv për transmetuesin amerikan “NBC” duke filluar nga vjeshta e këtij viti. Ai do të analizojë ndeshjet e ligës amerikane, ka njoftuar NBC. Ende nuk është e qartë se çfarë roli do të luajë ai në raportim. Zyrtarisht, pozicioni i tij quhet “punonjës special”.
“Jam shumë i emocionuar që e shoh NBA-në sërish në NBC. Ka qenë një pjesë e madhe e karrierës sime dhe mesi pres të luaj një rol të veçantë në projekt. Pres me padurim t’u shoh të gjithëve përsëri kur NBA të ketë premierën në NBC në tetor”, ka thënë 62-vjeçari.
NBC ishte transmetues i NBA-së kur Jordan me Chicgo Bulls dominonte ligën duke fituar gjashtë tituj dhe duke u shpallur lojtari më i mirë i të gjitha gjashtë finaleve. Pas 23-vitesh, transmetuesi tani ka rifituar të drejtat për transmetimin e ligës NBA. Kontrata është e vlefshme në periudhë 11-vjeçare.
Jordan ishte pjesëmarrës 14 herë në “All-Star”. Ishte koshashënuesi më i mirë dhjetë herë, ndërsa me Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi dy medalje të arta olimpike, në vitin 1984 në Los Angeles dhe Barcelonë në vitin 1992.