Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Maxhuni shkëlqen në fitoren e Finlandës ndaj Francës

Edon Maxhuni

Basketbollisti Edon Maxhuni ka shkëlqyer në fitoren e Finlandës ndaj Francës me rezultatin 83:76. Ndeshja e luajtur të hënën në Espoo i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2027 në basketboll.

Fundori Maxhuni i shënoi 20 pikë për 17 minuta lojë. Ishte i pagabueshëm në tentimet për tri pikë e një pikë, ndërsa realizoi pesë prej tetë tentimeve për dy pikë. Për Finlandën luajti edhe basketbollisti i Trepçës, Mustapha Amzil. Ai i realizoi tetë pikë e pesë kërcime për 19 minuta lojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Finlanda të premten u mposht nga Hungaria. Tani ka një fitore e një humbje.