Basketboll

Lëndohet Dardan Berisha

Dardan Berisha

Basketbollisti i GO+Pejës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë parketit për një kohë të pacaktuar. Kështu ka njoftuar klubi pejan të hënën në rrjetet sociale. 

Berisha i mungoi Pejës në disfatën që e pësoi të dielën nga Vëllaznimi i Gjakovës me rezultatin 94:85, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 14-të. 

Ndërsa të enjten e kaluar në ndeshjen që u zhvillua ndërmjet Bashkimit dhe Pejës ndodhi një incident ku Berisha u qëllua pas hedhjeve të gjësendeve në parket nga shikuesit dhe pati të çarë në ballë. 

“Kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar. I urojmë Dardanit rikuperim të mirë dhe rikthim sa më të hershëm në parket”, ka shkruar Peja. 

Berisha është prej lojtarëve kryesor te Peja.