(E përditësuar) - Të martën përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Divizionit B. Ky është vlerësuar suksesi më i madh i Kosovës me grupmoshat e reja në basketboll.
Por menjëherë të mërkurën, Kosova U20 pësoi humbje shumë të thellë. Në Jerevan të Armenisë, basketbollistët e rinj të Kosovës pësuan me rezultat 88:44 nga Turqia.
Ishte ndeshje e vlefshme për vendin e parë në Grupin D. Turqit janë favoritë për ta fituar Evropianin B dhe cilësinë e dëshmuan ndaj Kosovës.
Çereku i parë përfundoi 26:10 për Turqinë. Ndërkohë në dhjetëminutëshin e dytë basketbollistët e Kosovës nuk e shënuan asnjë pikë, ndërsa i pranuan plot 24. Rrallë ndodhë në basketboll që një ekip mos të shënojë asnjë pikë për një çerek të tërë.
Kështu, rezultati pas pjesës së parë ishte 50:10 për Turqinë.
Në çerekun e tretë turqit ndalën hovin, njëjtë si në të katërtin. 16:16 ishte rezultati i çerekut të tretë, ndërsa 22:18 për Turqinë i çerekut të katërt.
Orges Shatri u dallua te Kosova me 11 pikë e katër kërcime. Erolt Rrahmani i shënoi 12 pikë, ndërsa i realizoi edhe tetë kërcime.
Kosova në çerekfinale kalon nga pozita e dytë e Grupit D. Basketbollistët e rinj të Kosovës fituan ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë për vend në çerekfinale.
Ndeshjen çerekfinale e luajnë të premten.
Kosova U20 nuk e shënon asnjë pikë për një çerek në ndeshje me Turqinë
Të martën siguroi kualifikimin në çerekfinale të Evropianit të Divizionit B, por sot përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll po luan ndeshje shumë të zbehtë me Turqinë.
Çereku i parë përfundoi 26:10 për Turqinë, ndërsa në të dytin basketbollistët e Kosovës nuk e shënuan asnjë pikë. 24:0 në të mirë të Turqisë përfundoi ky dhjetëminutësh. Rrallë ndodhë në basketboll që një skuadër të mos shënojë asnjë pikë për një çerek.
Tashmë po luhet çereku i tretë i ndeshjes.