Basketbollistet e Kosovës U16 kishin paraqitje të zbehtë në Kampionatin Evropian të Divizionit C që gjatë kësaj jave u zhvillua në Pejë.
Kosova U16 përfundoi e gjashta, ndërsa gjithsej morën pjesë tetë përfaqësuese. Të dielën, në ndeshjen për vendin e pestë, Kosova u mposht 81:67 nga Gjeorgjia. Kështu Gjeorgjia renditet e pesta, ndërsa Kosova e gjashta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fazën grupore, basketbollistet e reja të Kosovës pësuan nga Shqipëria e Malta, ndërsa e mposhtën Moldavinë. Për plasman fillimisht fituan ndaj inferioreve të Gjibraltarit.
Shqipëria U16 përfundoi e treta.
Ndërkohë basketbollistet e Kosovës U18 u renditën të fundit në Evropianin e Divizionit B në Lituani. Gjithsej ishin 21 përfaqësuese në Evropianin në Lituani. Kosova U18 i humbi të gjitha ndeshjet në grup e më pas u mposht edhe në ndeshjen për plasman nga Norvegjia.