Basketboll

Kosova U16 mposhtet edhe nga Kroacia

Kosova U16

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll është mposhtur edhe nga Kroacia në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Shkup.

Basketbollistët e rinj të premten u mposhtën nga Kroacia me rezultatin 72:61.

Kosova është në Grupin C me Holandën, Kroacinë, Danimarkën, Islandën dhe Ukrainën.

Kosova U16 të enjten u mposht edhe nga Holanda me rezultatin 61:57.

Kroacia e fitoi çerekun e parë me rezultatin 19:10. Çereku i dytë u fitua sërish nga kroatët e rinj me rezultatin 20:19. Kosova triumfoi në çerekun e tretë duke e fituar 19:18. Çereku i katërt u fitua sërish nga Kroacia me rezultatin 15:13. Ndeshja deri në çastet e fundit ishte e barabartë por te Kosova ndikoi humbja e çerekut të parë.

Te Kosova u dallua Almir Dullovi me 27 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.

Blin Aliu kishte 11 pikë, një kërcim dhe një asistim.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova U16 e luan të shtunën ndaj Danimarkës.

Kampionatin Evropian i Divizionit B do të mbahet deri më 16 gusht.