Klubi i basketbollit Ylli ka prezantuar të enjten gjatë ditës trajnerin që do ta udhëheqë skuadrën suharekase për edicionin e ri.
Ylli ka shkruar të enjten në Facebook se trajner i ri i skuadrës do të jetë John Casey Owens.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi së fundmi ishte në Kuvajt te skuadra Kazma SC, por në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Los Angeles Lakers, skuadra e ligës NBA.
“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin amerikan, John Casey Owens, i cili vjen me një përvojë si trajner në G-League, asistent në NBA në ekipin LA Lakers, si dhe së fundmi udhëhoqi ekipin Kazma SC në Kuvajt. Ai do të na udhëheqë në drejtimin e fitoreve të reja. Le ta fillojmë këtë aventurë të re dhe të mbushur me energji”, ka shkruar Ylli të enjten.
Ylli në edicionin e kaluar u udhëhoq nga trajneri malazias, Petar Mijoviq.