Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

James i pavendosur për të ardhmen pas eliminimit të Lakers

LeBron James

Legjenda e NBA-së, LeBron James, tha se nuk është i sigurt se “çka e pret në të ardhmen”, pasi Los Angeles Lakers u eliminua nga plejofi.

I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, 41-vjeçari James do të jetë pa kontratë në verë.

Kampioni në fuqi, Oklahoma City Thunder mposht Lakersat me 115:110 për të vulosur triumfin 4:0 në gjysmëfinale e plejofit në Konferencën Perëndimore.

“Kam shumë kohë. Do të kthehem dhe do ta shqyrtoj me familjen. Do të flas me familjen”, ka thënë ylli i basketbollit.

“Bëhet fjalë për procesin, nëse mund të angazhohem që të jem ende i dashuruar me procesin e paraqitjes në arenë pesë orë e gjysmë para një ndeshjeje për të filluar përgatitjet”.

James është realizatori më i mirë në histori të NBA-së dhe ka fituar katër tituj. Ka edhe katër çmime MVP.

Edhe James me rekord të rëndësishëm në NBA Futboll 3 muaj më parë James me rekord të rëndësishëm në NBA

“Nuk kam asgjë për të dëshmuar në këtë ligë. I kam arritur të gjitha, i kam parë të gjitha. Faktor motivues mund të jetë përpjekja për të garuar, për të fituar kampionate”, tha James. 

Ai i shënoi 24 pikë për Lakersat, kurse Shai Gilgeous-Alexander i realizoi 35 pikë e tetë asistime për Thunder.