Çmimi i lojtarit më të mirë të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll i ka takuar amerikanit të Pejës, Alan Herndon. Kështu njoftoi të martën FBK-ja.
Peja të dielën e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin 76:71. Në fitoren e skuadrës pejane u dallua Herndon.
Ai e mbylli ndeshjen me 13 pikë dhe dhjetë kërcime.
Herndon ka zënë vend në pesëshen më të mirë të xhiros. Pesëshja përbëhet kryesisht prej lojtarëve vendorë.
Pjesë e pesëshes më të mirë janë edhe Batin Tuna i Trepçës, Arian Azemi i Sigal Prishtinës, Lejson Zeqiri i Bashkimit dhe Malcolm Armstead i Pejës.