Ish-basketbollisti i njohur grek, Michalis Kakiouzis, është trajner i ri i Sigal Prishtinës.
Prishtina të hënën e prezantoi 48-vjeçarin si trajner të ri. Kakiouzis si trajner ka drejtuar dy skuadra jo shumë të mëdha greke. Ishte edhe te Craiova në Rumani dhe së fundi te Keravnosi në Qipro. Me Keravnosin ka dominuar në basketbollin qipriot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa karrierë dukshëm më të suksesshme si lojtar. Ka luajtur ndër të tjera për Montepaschi Sienan, Barcelonën, Sevillan, Efes Pilsenin, Arisin, Vanoli Cremonan, Romën e skuadra të tjera. Ka fituar tituj e trofe në Turqi, Greqi, Itali, Spanjë, Qipro. Me 207 centimetra gjatësi, kryesisht luajti në afërsi të koshit.
Duke luajtur për Greqinë, Kaiouzis ishte nënkampion i botës dhe kampion i Evropës.
Prishtina ka kohë që po pret për trofe në basketbollin kosovar.