Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Grapelandi konfirmon qëndrimin e kapitenit Rexha

Bardh Rexha

Grapelandi ka konfirmuar të martën qëndrimin e kapitenit Bardh Rexha. 

Rexha do të jetë pjesë e Grapelandit edhe për edicionin 2025/26 në elitën e basketbollit kosovar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kapiteni vazhdon, ai që është gjithmonë aty për qytetin”, ka shkruar klubi nga Rahoveci në rrjetet sociale.  Rexha ishte prej më meritorëve për inkuadrimin në Superligë të skuadrës rahovicase. 

Grapelandi ka transferuar disa basketbollist si Kentrell Pullian, Visar Ejupi, Eliot Peci,  Ernest Rossi e Isiah Umipig. 

Trajner i skuadrës së Grapelandit është Bujar Loci.