Basketboll

Bashkimi fiton ndeshjen që mbeti në hije të një tjetër incidenti

Bashkimi fiton ndeshjen që mbeti në hije të një tjetër incidenti

Një tjetër incident serioz ka goditur garën në Superligën e Kosovës në basketboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi e Bashkimi i Prizrenit luajtën ndeshjen e xhiros së 15-të. Pas përfundimit të pjesës së parë një tifoz e goditi me shishe në fytyrë ndihmës-trajnerin e Bashkimit, Bledar Gjeçaj. Shikuesi ishte i vendosur në ballkonin karshi tribunës kryesore dhe gjuajti shishen fuqishëm në drejtim të trajnerëve të klubit prizrenas. Shishja e goditi Gjeçajn, që vlerësohet prej legjendave të basketbollit shqiptar.

Ky incidenti bëri që pjesa e dytë të filloi me më shumë se gjysmë ore vonesë. Pjesa e dytë nisi vetëm pasi gjithë shikuesit u larguan nga palestra, përjashto ata që ishin të vendosur në parket.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe e hapur deri në fund. Fitore me rezultat 81:72 në fund shënoi Bashkimi i Prizrenit.

Në pesë minutat e fundit të ndeshjes mysafirët ishin më të qetë dhe më efikasë në aksionet në sulm. Ndërkohë mbyllën goxha mirë në mbrojtje lojtarët e ekipit gjakovarë.

Dequon Lake ishte më i miri te Bashkimi me 19 pikë e tetë kërcime. Shannon Shorter ndihmoi me 17 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Isaiah Cousins i kishte 12 pikë, tetë kërcime e dy asistime, kurse Armstead i kishte 13 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Te Vëllaznimi bindshëm më i miri ishte qendra Andrew Gordon me 21 pikë e plot 15 kërcime. Jericole Hellemes i kishte 16 pikë, katër kërcime e dy asistime. Yor Anei i shtoi 14 pikë e katër kërcime, ndërsa Derrick Wilson e përfundoi ndeshjen me tetë pik, tetë asistime dhe pesë kërcime.

Bashkimi i Prizrenit i shënoi fitoren e dhjetë, ndërsa i ka edhe pesë humbje. Vëllaznimi ka dhjetë humbje e pesë fitore.

Dy ndeshje tjera të xhiros së 15-të janë të enjten. Nga ora 18:45, Trepça e pret Pejën, kurse Golden Eagle Ylli e pret Sigal Prishtinën.


Vazhdon ndeshja në Gjakovë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, që i takon Superligës.

Ndeshja ka vazhduar pasi nga palestra në Gjakovë janë larguar shikuesit, pos atyre në tribunat në parket.

Pas përfundimit të pjesës së parë një tifoz ka goditur me shishe në fytyrë ndihmës-trajnerin e Bashkimit, Bledar Gjeçaj.


Tifozët po largohen nga palestra në Gjakovë

Ka nisur zbrazja e palestrës “Shani Nushi” në Gjakovë.

Vendimin e morën zyrtarët e ndeshjes pasi ndihmës-trajneri i Bashkimit, Bledar Gjeçaj është goditur me shishe nga një tifoz.

Pjesa e dytë e ndeshjes Vëllaznimi – Bashkimi nuk ka nisur ende.

Tifozët po largohen nga palestra në Gjakovë

Goditet me shishe asistenti i Bashkimit

Një tifoz i skuadrës së Vëllaznimit e ka goditur me shishe asistentin e Bashkimit, Bledar Gjeçaj, dhe ndeshja që po luhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë është ndërprerë. 

Goditja me shishe e tifozit është parë qartë edhe në transmetim televiziv. 

Kjo ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë. 

Pjesën e parë, Bashkimi e fitoi me rezultatin 43:39.

basketboll