Pas telasheve të fundit mes kryesisë së klubit dhe tifozërisë “UCF”, GO+ Peja ka reaguar të enjten duke transferuar qendrën amerikane Logan Routt.
Routt është 29-vjeçar, ndërsa është i gjatë 211 centimetra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Routt ka ndërtuar karrierë në Amerikë, Slloveni, Çeki e Turqi, kurse vjen në Pejë pas aventurës me Finalspor në Turqi, ku luajti me mesatare prej 12.5 pikëve dhe 7.7 kërcimeve për ndeshje”, ka shkruar GO+ Peja të enjten.
Klubi pejan ka pasur telashe në këtë edicion në Superligë, ndërsa është në vendin e katërt me tetë fitore e katër humbje.
Është eliminuar nga Kupa e Kosovës në basketboll, teksa është përjashtuar nga liga ENBL.