Basketboll

Peja ndahet me trajnerin amerikan

go+

GO+ Peja ka njoftuar të premten për largimin e trajnerit Greg Gibson. 

Trajneri amerikan e lë GO+ Pejën në vendin e tretë me 23 pikë, pas tetë fitoreve e shtatë humbjeve. 

GO+ Peja të enjten mbrëma u mposht 98:61 nga Trepça dhe ishte humbja e tretë rresht për klubin pejan. 

“GO+ Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson. E falënderojmë trajnerin Gibson për kontribuin e tij këto 6 muaj, duke i uruar suksese në etapat e ardhshme të karrierës”, ka shkruar GO+ Peja në Facebook.