Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Gjysmëfinalisti i parë vendoset në Suharekë

Golden Eagle ylli - peja

Golden Eagle Ylli e fitoi 93:82 ndeshjen e parë të çerekfinales së plejofit në elitën e basketbollit kosovar ndaj Pejës. 

Por të mërkurën mbrëma në “Karagaçi” në Pejë, “verdhezinjtë” shkëlqyen duke fituar 99:81, për ta barazuar serinë në 1:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani gjysmëfinalisti i parë do të përcaktohet në vikend, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Pjesën e parë, Peja e mbylli me tri pikë epërsi, 46:43. 

Më pas e dominoi tërë çerekun e tretë, të cilin e fitoi 30:17. Periudha e katërt u mbyll 23:21 në të mirë të vendësve dhe fitorja e vendësve nuk u rrezikua. 

Art Hajdari ishte më i dalluari në fitore me 16 pikë, pesë asistime e tri kërcime.  Kontribut dha edhe Daquan Bracey me 17 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime. 

Tyreek Smith ishte më i miri te Golden Eagle Ylli me 18 pikë, shtatë kërcime e një asistim. 

Suharekasit e kanë epërsinë e terrenit vendës pasi përfunduan në pozitën e katërt në stinorin e rregullt me 40 pikë, një më shumë se Peja që përfundoi e pesta. 

Fituesi i ndeshjes së ardhshme do të luajë në gjysmëfinale me Trepçën.  Trepça do ta ketë përparësinë e terrenit pasi përfundoi e para në stinorin e rregullt me 53 pikë.