Gjermania është bërë përfaqësuesja e parë që është kualifikuar në fazën nokaut të Eurobasketit.
Gjermania të shtunën fitoi bindshëm, 107:88, ndaj Lituanisë. Për gjermanët ishte fitorja e tretë rresht që ua mundëson avancimin nga Grupi B.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaniel Theis ishte më i miri te Gjermania me 23 pikë e gjashtë kërcime. Ylli Dennis Schroder i realizoi plot 26 pikë, ndërsa i kishte edhe gjashtë asistime e tri kërcime. Franz Wagner i realizoi 24 pikë, shtatë kërcime e tri asistime.
Tadas Sedekerskis u dallua te Lituania me 10 pikë, nëntë asistime e pesë kërcime. Rokas Jokubaitis i realizoi 20 pikë, ndërsa i kishte edhe shtatë asistime.
Po të shtunën Estonia fitoi 89:75 ndaj Çekisë. Italia e mposhti Gjeorgjinë me rezultat 78:62, kurse Belgjika fitoi 71:64 ndaj Islandës.