Basketboll

Edhe një humbje për Kosovën U16

Edhe një humbje për Kosovën U16

Pas disfatave 61:57 nga Holanda dhe 72:61 nga Kroacia, Kosova U16 ka pësuar edhe një tjetër humbje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po organizohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 

Ndeshjen e tretë të fazës grupore të kësaj gare, Kosova U16 e humbi nga Danimarka me rezultatin 87:62. 

Kosova pati epërsi prej gjashtë pikësh në pjesën e parë, që u mbyll 43:37. Por i shënoi tetë pikë në çerekun e tretë dhe 11 në çerekun e fundit, ndërsa i pranoi 20 pikë, përkatësisht 30 pikë në dhjetë minutat e fundit, për humbjen me 25 pikë dallim. 

Më efikasi te Kosova U16 ishte Egzon Fazliu që i shënoi 20 pikë e shtatë kërcime. Almir Dullovi i pati 16 pikë, tri kërcime e po aq asistime. 

Kosova luan kundër Ukrainës të hënën në ndeshjen e radhës.