Erxhan Osmani ka bërë tjetër paraqitje të mirë për përfaqësuesen e Turqisë në basketboll.
Të hënën mbrëma ai i realizoi 11 pikë e tri kërcime në fitoren 94:86 të Turqisë ndaj Serbisë.
Turqia e mposhti Serbinë edhe javën e kaluar në Beograd.
Ndeshjet i takuan raundin të parë të kualifikimeve për Botërorin 2027. Me fitoren e së hënës Turqia ka avancuar në raundin e dytë kualifikues. Në grup me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Zvicrën, Turqia i ka fituar katër ndeshjet e deritashme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani është basketbollist shqiptar që karrierën e nisi në Prizren. Ka disa vjet që shkëlqen në nivelin më të lartë evropian.