Vetëm dy sekonda pasi nisi ndeshja mes Bashkimit dhe GO+ Pejës në “Sezai Surroi” në Prizren, gjyqtarët e ndeshjes kanë dalë jashtë parketit.
Ndeshja u ndërpre për pak minuta.
Gjyqtarët e ndeshjes dolën jashtë në shenjë proteste për atë që ndodhi të shtunën mbrëma në duelin mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.
Një gjyqtar u sulmua nga një zyrtar i skuadrës gjakovare.
Protesta e gjyqtarëve në Prizren nuk zgjati shumë dhe ndeshja nisi sërish.