Kevin Duran është bërë basketbollisti i tetë në histori që ka arritur shifrën e 30 mijë pikëve në stinore të rregullta në NBA.
Basketbollisti 36-vjeçar arriti këtë shifër të martën mbrëma në humbjen 119:112 që skuadra e tij e pësoi nga Memphis Grizzlies. Durant shënoi 34 pikë. Ai ka realizuar 30 mijë e tetë pikëve në stinore të rregullta të NBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRekordin për pikë të shënuara në stinor të rregullt e mban LeBron James i LA Lakers, me 41 mijë e 623 pikë.
“Është nder i veçantë të jem në të njëjtën kategori si këta lojtarë që kanë shtyrë lojën para. Ky gjithmonë ka qenë synimi im...Të përmendem me këta emra, atëherë i bie se jam duke bërë diçka mirë”, tha Durant, raporton agjencia “AP”.
VIDEO: